Ja çfarë do gatuajmë sot

0
186

Koha e përgatitjes –  30 minuta Përbërësit për 6 persona:

5 filxhanë me kafe ekspres ose kafe Nestle + 1 ose 2 lugë sheqer ? 500 ml pana e ftohtë, nga frigoriferi ? 3 fletë xhelatine (6 g të tria) ? 5 lugë sheqer pluhur

Përgatitja:

1Përgatisim kafetë, u hedhim sheqerin dhe i lëmë të ftohen.

2 Fletët e xhelatinës i vëmë të hidratohen në një tas me ujë të ftohtë për 10 minuta. Më pas i shtrydhim me dorë nga uji i tepërt dhe i tresim në një tigan në flakë, me 2 lugë pana. E heqim pa marrë valë akoma dhe e lëmë mënjanë të vaket.

3 Bëjmë marengë me panën (si të ngrirë) duke shtuar pak nga pak sheqerin pluhur. Më pas marrim 2 lugë nga pana dhe i shtojmë në tiganin ku kemi tretur xhelatinën. Më pas, këtë e hedhim në tasin ku kemi panën. E përziejmë me kujdes me spatul, me lëvizje nga poshtë lart derisa të bëhet krem homogjen.

4 Kafenë e ftohur e shtojmë në tasin ku kemi përzierjen tonë. E përziejmë me delikatesë derisa kremi të bëhet homogjen. Për ta nxjerrë sa më bukur, e hedhim kremin në një qese pastiçerie dhe mbushim gotat me të. Në rast të kundërt, e shpërndajmë me lugë.

Zbukurojmë kremin me pak pluhur kafeje dhe kokrra kafeje. I ruajmë në frigorifer, të mbuluara me qese kuzhine deri në momentin kur do t’i shërbejmë, por jo më pak se 3-4 orë. Të nesërmen është akoma më e mirë.

SHARE