“PYETJE RAMAZANI”

0
175

PYETJA:

selam alejkum hoxh i nderuar kam një pyetje: pse nata e kadrit
eshte shum me rendesi dhe nate e veqant qka ka ndodh ne ket nat.

A hapet qielli dhe a mujna me vrejt hapjen e qiellit?

Bashkim Aliu

PËRGJIGJA:

Esselamu alejkum. Nata e kadrit ka vlerë të madhe në Islam, dhe kjo është e njohur nga burimet Islaqme, nga Kur’ani dhe Suneti. Allahu i Madhërishëm në Kur’anin famëlartë, në Suren El-Kadër ka thënë:<<Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj (3).

Poashtu edhe nga suneti është vërtetuar vlera kësaj nate:Imam Ahmedi ka transmetuar prej Ebu Hurejres r.a. se ka thënë: Kur erdhi Ramazani, i dërguari i Allahut s.a.v.s. tha:”Ju erdhi muaji i Ramazanit, muaj i bekuar në të cilin Allahu ua ka obliguar agjërimin.

Në të hapen dyert e Xhenetit e mbyllen dyert e zjarrit. Në të prangosen djajtë. Në të ka një natë e cila është ma e mirë se njëmijë muaj. Kush privohet nga të mirat e saj, ai është i privuari i vërtetë”.

Kjo është nata kur ka filluar të shpallet Kur’ani, për atë edhe ka vlerë të veçantë në Islam. Poashtu në këtë natë zbresin melekët me urdhërin e Allahut, dhe kjo natë është paqë deri në mëngjes. Allahu i Madhërishëm në suren El-Kadër ka thënë:<<

Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje (4) Ajo (që përcakton Zoti) është paqë deri në agim tëmëngjesit (5) >>.

Poashtu, për rëndësinë dhe vlerën e kësaj nate, tregon edhe vetë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. Në mes tjerash, ai ka nënvizuar se në këtë natë, Allahu i Madhërishëm ua falë mëkatet robërve të Vet. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë prej Ebu Hurejres se i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

”Kush e kalon natën e Kadrit me adhurim duke besuar dhe llogaritur (në shpërblimin e Allahut), i falen mëkatet që i ka bërë më parë”.

Ndërkaq për çarjen e qiellit, këto janë fjalë që nuk janë të vërteta dhe nuk duhet të presish asnji veprim të këtillë. Njeriu i sotëm nuk duhet të presë që ta shohë qiellin se do të çahet, por atë kohë duhet ta kalojë në adhurim që mos i kalojnë këto çaste të dobishme dhe të çmueshme pa adhurim.

Allahu e di më së miri.

SHARE