Gara për djathin, një tjetër “çmenduri” britanike (video)

0
179

Gara e Djathit Rrotullues në Gloucestershire të Britanisë ka njohur edhe fituesin e radhës, në një garë ku pjesëmarrit duhet të zbresin me shpejtësi në një rrëpirë.

Fituesi i këtij është 30-vjeçari Chris Anderson, i cili është treguar më i zoti se bashkëkombasit e tjerë.

Me mijëra persona mblidhen çdo vit në Gloucestershire për t’u bërë pjesë e një gare tradicionale të zonës, teksa pjesëmarrësit e saj zbresin rrëpirën prej afro 200 metra.

Chris Anderson, e ka çuar në shtëpi “trofeun” për të 21-herë në 14 vite, duke thyer edhe një rekord të mëparshëm. Meshkujt lejohen të marrin pjesë në tre gara në të njëjtën ditë në Garën e Djathit Rrotullues.

SHARE