Kurz: Austria mbështet Shqipërinë, por s’mund t’ju them datë për negociatat

0
157

Kancelari Sebastian Kurz tha të mërkurën se Austria mbështet fuqishëm integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por shtoi se nuk mund të jepte një datë të saktë për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE.

Për këtë ai tha se pengesë janë problemet e brendshme me të cilat disa vende të Unionit po përballen.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, kancelari austriak, vendi i të cilit merr presidencën e radhës të BE-së në Korrik tha: “Nuk mund t’ju jap një përgjigje apo siguri të qartë. Ka disa shtete të BE që për shkak të problemeve të rëndësishme e kanë të vështirë të thonë po, megjithatë ka një dëshirë të fortë në Shqipëri për të kryer reformat dhe ka një mundësi të mirë. Nuk e di se kur mund të merret ky vendim, por mund t’ju them se Shqipëria është në një rrugë të mirë.”
Kurz po ashtu tha se “do ta mbështesim Shqipërinë në luftën kundër emigracionit të paligjshëm për të ndaluar rrugën e re nga Turqia dhe Greqia drejt vendeve të tjera të BE-së.”

Ndërsa Rama foli për vendosmërinë e Shqipërisë që të mos lejojë që Europa të rishikojë një film si ai i vitit 2015 me emigrantët e paligjshëm.

Rama tha se “kemi një fluks që rritet në mënyrë shqetësuese të emigrantëve të paligjshëm, por që për momentin ka qenë tërësisht i kontrolluar prej nesh. Kemi dakordësi të plotë për një bashkëpunim të ngushtë me Austrinë për të parandaluar çdo lloj rritje të rrezikshme si në 2015.”

ERTV Live😊: Vienë – Konferencë për shtyp me Kancelarin e Austrisë Sebastian Kurz 🇦🇱🇦🇹

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 30. Mai 2018

SHARE