Klea Huta poston foto nga iftari, komentuesit nuk ia falin këtë detaj

0
133

Nuk dihet nëse Klea Huta është një besimtare e devotshme, apo thjesht ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e një tryeze iftari, por një fotografi e postuar pak orë më parë në Instagram nuk është pritur aspak mirë prej ndjekësve të saj.

Në këtë darkë mes mikeshash nuk munguan as personazhe të njohura si motrat Eni dhe Greta Koçi, gazetaret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, noterja e njohur Eni Çobani etj, mirëpo është prania e Kleas ajo që ka ngritur polemika në rrjetet sociale.

Prezantuesja e ‘’Maratonës së Këngës Qytetare”, e cila disa ditë më parë njoftoi hedhjen në treg të këngës së saj të dytë ‘’Bla bla bla”, ka postuar një foto nga mbrëmja e shkuar, por ajo që ka shqetësuar ndjekësit është veshja e këngëtares ku bluza ishte më e hapur seç ”lejohet” duke ekspozuar kështu gjoksin.

Ata i kanë vënë në pah se veshja e saj jo vetëm që nuk është e denjë, por fyen të gjithë besimtarët myslimanë, dhe kanë shpërthyer në komente ofenduese ndërkohë që muaji i Ramazanit duhet të sjellë paqe dhe vëllazëri.

Klea ka preferuar të mos komentojë, duke e anashkaluar këtë situatë me sportivitet e duke uruar që Zoti t’i bekojë të gjithë.

SHARE