Tritol mjetit në Bulqizë

0
181

Lidhur me vendosjen e sasisë së tritolit makinës së biznesmenit të kromit në Bulqizë, dyshimet e para flasin se ngjarja ka si motiv konkurencën. Këto janë dyshimet e para të policisë, ndonëse ende të konfirmuara.

Eksplozivi iu vendos mjetit të biznesmenit të kromit, Faik Dedja, në fshatin Fushë-Bulqizë. Shpërthimi ka ndodhur në pjesën e pasme të automjetit të tij, tip “Audi” Q7.

Ky rast është shënuar rreth orës 3:40 dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

SHARE