Pacienti i bie kitarës dhe përdor telefonin, derisa po operohej në tru (Video)

0
145

Taskin Ibna Ali i ka rënë kitarës dhe përdorte telefonin, teksa ndodhej në tavolinën e operimit në një spital të Indisë.

Muzikanti 31-vjeçar, që po operohej në tru, u detyrua të kryente këto veprime, në mënyrë që kirurgët të monitorojnë rikuperimin e lëvizshmërisë në gishtat e tij.

Inxhinieri dhe kitaristi nga Dhaka, kishte një çrregullim nervor, si pasojë e së cilës fillimisht nisi t’i mpihej gishti i mesëm i dorës së majtë. Brenda një viti, humbi ndjenjat mbi të gjithë gishtërinjtë e asaj dore.

Mundësia tij për të luajtur në kitarë humbi për 80 për qind, duke ia pamundësuar vazhdimin e karrierës.

“Është një çrregullim i rrallë, që i prekë vetëm një për qind të kitaristëve. Intervenimi ishte i komplikuar dhe u desh të bënim shumë kujdes” ka thënë kirurgu kryesor i operimit.

Pas operimit, ai ktheu ndjeshmërinë në të gjithë gishtërinjtë, por ende nuk e ndjen si duhet gishtin e tretë. Tretmanët të cilëve do t’i nënshtrohet në të ardhmen, pritet t’ia rikuperojnë edhe atë, në mënyrë që të vazhdojë karrierën si duhet.

SHARE