Digjet makina e oficerit të policisë

0
218

Në Krujë është djegur makina e oficerit të policisë, Trim Murataj. Mjeti i tij ishte parkuar në rrugën “Kastriotët”.

Trim Murataj është shprehur në polici se ngjarja lidhet me detyrën. Ai ka konfirmuar në rajon se ka goditur grupe që trafikonin lëndët narkotike, ndaj mendon se për këtë arsye, ka ndodhur edhe ky sulm.

Ngjarja duket e mirëmenduar, pasi oficerit të policisë, para tre javësh i është vendosur një sasi tritoli.

SHARE