Belgjika publikon listën zyrtare për Botëror, a është Jonuzaj?

0
227

Skuadra e Belgjikës publikoi para pak minutash listën përfundimtare për në Botërorin e Rusisë. Një listë shumë e përfolur, pasi u mendua se ishte zbuluar nga dyshekët që ishin nisur nga Belgjika në Rusi. Për shqiptarët me interes kishte grumbullimi ose jo i lojtarit me origjinë shqiptare, Adnan Jonuzaj.

Ky i fundit bën pjesë në listën përfundimtare të Kombëtares belge dhe do të udhëtojë me ekipin në Rusi. Futbollisti refuzoi Shqipërinë dhe Kosovën për të zgjedhur Belgjikën. Ai pas disa problemeve që pati dhe shkëputjeje nga ekipi përfaqësues duket se është kthyer sërish në skuadër si një element i rëndësishëm.

Trajneri spanjoll, Martinez, publikoi listën me 23 lojtarë. Ai kishte në grumbullimin paraprak 28 futbollistë, por largoi 5 prej tyre. Jonuzaj ishte në listën e përzgjedhur. Epo, nuk na bën goja të të themi urime, Adnan!

SHARE