Tetovë, çdo ditë shtrohen 150 iftare falas për studentë

0
158

Qyteti i Tetovës dhe qytetarët e saj njihen për humanitet, porse guximi i madh dhe dëshira për të bërë mirë nuk njeh kufi këtë më së miri e dëshmon shoqata “Agimi i Bamirësisë” cila këtë vit fuqishëm ka përkrahur studentët të cilët jetojnë në konvikte dhe nuk i kanë kushtet shumë të mira.
Fillimisht me menzën studentore ku u jepnin vakte me ushqim falas për studentët, tani me “Sofrën e Ramazanit”kjo shoqatë ka treguar se nuk nguron t’ju dal në ndihmë të rinjëve që kanë marrë rrugën e dijes.

Por çka është “Sofra e Ramazanit”?

Sofra e Ramazanit është aktivitet që organizohet për të gjashtin vit rradhazi në Tetovë, ku për çdo natë jepen iftare falas për student të cilët studiojnë në Tetovë.

Në selinë e saj afër USHT-së, përball marketit Ramstor, “Agimi i Bamirësisë” shpërndan hiq më pak se 10 iftare në natë për një muaj resht sa zgjat Ramazani.

Organizatorët e këtij aktiviteti aq human dhe të qëlluar kanë faleminderuar të gjithë përkrahësit dhe donatorët të cilët si çdo vit edhe këtë Ramazan janë bërë shtytje që ky aktivitet të vazhdoj duke u rritur dhe përmisuar.

SHARE