Ruko: Shumica e të kthyerve nga Siria mbajnë profil të ulët

0
134

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko foli në Konferencën Rajonale kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, duke vleresuar punen e bere nga Shqiperia ne vitet e fundit ne kete aspekt.

“Shqipëria ka zhvilluar një sërë instrumentesh dhe mekanizmash, vendas dhe ndërkombëtar, për t’u ballafaquar me ekstremizmin e dhunshëm. Si një target me dinamike të ndryshueshme, nëse disa vite më parë synohej parandalimi i radikalizimit apo rekrutimit të individëve në organizata terroriste, sot pritet kthimi i shtetasve shqiptarë pjesëtarë në luftime në zonat e konfliktit Siri/Irak, dhe familjarëve të tyre. Shumica e të kthyerve nga Siria mbajnë një profil të ulët, duke mos komunikuar në grupet e besimtarëve për të treguar se ku kanë qenë dhe çfarë kanë bërë në Siri.”

Më tej zv.ministrja Romina Ruko parashtroi edhe objektivat në vazhdim.

“Prioritet i Drejtorisë së Antiterrorit, në luftën kundër terrorizmit për 2018 mbetet parandalimi, zbulimi dhe goditja e çdo lloj veprimtarie kriminale me sfond terrorist në RSH, nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit me strukturat Vendore të Policisë, Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ato të Rretheve, SHISH, Gardën e Republikës, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve e SHKB e Burgjeve dhe institucione që kanë detyrime në luftën kundër terrorizmit. Qasja parandaluese synon rritjen e mëtejshme të kapaciteteve të çdo oficeri policie të vijës së parë për të dalluar në rradhë të parë shenjat e ekstremizmit të dhunshëm, për të referuar ato konform ligjit, por edhe për të bashkëpunuar me të gjithë aktorët e tjerë institucionalë dhe vendorë për të adresuar këto sfida.”

SHARE