14 vjedhje në kohë iftari për dy mbrëmje në Çair

0
130

Rritje enorme e vjedhjeve nëpër shtepi e banesa në Çair gjatë Ramazanit, në veçanti gjatë kohës së iftarit dhe syfirit, shkruan Fakte. Vjedhësit shfrytëzojnë momentet kur shqiptarët musliman kryejnë ibadetet në këtë muaj të shenjtë, për t’ua vjedhur pasurinë.

Ky lajm ka shokuar banorët e Çairit, të cilët janë të shqetësuar skajshmërisht nga neglizhenca policore që po dështon në zbatimin e ligjit dhe në sigurinë publike të qytetarëve dhe të pronës së tyre, por edhe nga degradimi i moralit, pasi supozohet që edhe vjedhlsit janë lokalë, respektivisht njerëz të të njejtit besim.

SHARE