U lirua vetëm pasi pësoi infarkt në burg kuksiani i arrestuar për ‘Rrugën e Kombit’

0
394

Me datën 20 prill 2018, Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur që të lirojë 7 protestues të cilët ishin arrestuar pas protestës në Rrugën e Kombit. Gjykata gjithashtu vendosi që 4 persona të tjerë të mbeteshin në burg.

Por, sipas siç raporton “Dritare.net”, Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë të Kukësit, i cili kishte mbetur në burg nga Gjykata e Apelit, është liruar në javët e para të majit.


Sipas të njëjtit burim, shkak për lirimin e tij është bërë një infarkt që ka pësuar 35-vjeçari, cili pasi ka qëndruar disa ditë në spitalin e Tiranës u lirua me vendim Gjykate.

“Burime pohojnë se Onuzi pas lirimit dhe pas daljes nga spitali i Tiranës, ka kaluar edhe disa ditë në spitalin e Kukësit. Familjarët e Onuzit kanë pranuar lirimin e tij por pa dhënë shumë informacione për gjendjen e tij shëndetësore”, raporton media online.

SHARE