Jo vetëm familja Cana, Xhaka dhe Ajeti blejnë këtë klub

0
404

Kosova është kthyer në një oaz të trajnerëve shqiptarë, por dhe futbollistëve që nuk gjejnë hapësira në kampionatin shqiptar. Familja Cana mori në administrim ekipin e Vllaznimit në Kosovë. Viti i parë nuk ishte i suksesshëm për ta, por po mendojnë për të ardhmen.

Nuk do të jetë vetëm familja Cana që do të investojë në futbollin kosovar, por dhe ajo Xhaka dhe Ajeti. Të dy familje me tradita në futboll, pasi kanë nxjerrë lojtarë. Ata do të bëhen aksionarë të Lla[it. Lajmi konfirmohet nga drejtori i Klubit, Tahir Batatina.

“Si drejtor sportiv dhe drejtor organizativ i klubit jam shumë afër ta rikthej në skuadër dhe të rikthehen njerëzit e fuqishëm në Evropë që janë. Ndoshta i kanë edhe djemtë të cilët janë duke e dhënë më të mirën në Evropë, siç është Arlind Ajeti, vëllezërit Xhaka, ku baballarët e tyre do t’i bashkohen skuadrës së Llapit dhe do të jenë aksionarë te ky klub”, – shprehet ai për mediet kosovare.

SHARE