Kaos në QKUK, në sallat e operacionit mungojnë edhe penjtë

0
86

Për t’iu nënshtruar një operacioni, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, pacientët duhet që t’i blejnë të gjitha vetë. Madje edhe gjërat më bazike. Dorezat, penjtë, shiringa e gjëra të tjera po blihen nga vetë pacientët.
Kështu po thotë mjeku dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli. Ai gjatë ditës së sotme është futur në sallën e operacionit. Por në të ai ka vërejtur shumë mungesa.

“Në pritje të nisjes të operacionit në klinikën e Neurokirurgjisë. Mungojnë e blihen nga pacientët shiringa, dorëzat, gazat, penjtë, e shumë gjëra bazike”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

Avdyli thotë se të vetmen gjë që mund t’ua ofrojnë studentëve është buzëqeshja.
“Të vetmen gjë po ua ofrojmë shërbimet, ekspertizën tonë dhe ndonjëherë ndonjë fjalë të mirë e buzëqeshje”.

E kjo nuk është hera e parë kur në QKUK mungojnë barnat madje edhe ato të listës esenciale si dhe mjetet e punës.

Madje ditë më parë në disa klinika të këtij institucioni shëndetësor janë ndalur edhe operimet si pasojë e mungesës së medikamenteve.

SHARE