Era Istrefi përjashtohet nga Kampionati Botëror? Ajo nuk do të përformojë sot

0
321

Po mbahet ceremonia e hapjes së Kampionatit Botëror në stadiumin Luzhniki në Moskë. Ajo filloi në orën 16:30 dhe gjithë shqiptarët po e presin me padurim me shpresën për të parë të ngjitet në skenën gjigande të stadiumit edhe këngëtarja shqiptare Era Istrefi, e cila këndon himnin e Kampionatit Botëror 2018.

Mirëpo ndërkohë që të gjithë jemi në pritje të performancës së madhe nga këngëtarja shqiptare, një deklaratë e gazetarit të njohur sportiv Glenti Nallbani i ka zhgënjyer të gjithë.

I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, Glenti ka rrëfyer se Era Istrefi nuk do të këndojë sot në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror. “Era nuk do të këndojë sot, por në finale sepse sot këndohet vetëm himni”, tha Nallbani.

SHARE