Low gjen problemin më të madh të Gjermanisë, tekniku e ka me… barin!

0
185

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka folur para startit të Botërorit. Ekipi i tij është një nga favoritet për të fituar, pavarësisht se janë kampionët në fuqi të këtij trofeu. Numri një i stolit nuk ka patur një përgatitje të lehtë, pasi kishte probleme që nga lënia jashtë skuadra e Sanes e deri te fotot e Ozilit dhe Gundoganit.

Së fundmi, arkitekti i kësaj Gjermanie zbulon dhe problemin e ri. “Që në ditën e parë të përgatitjeve kemi vënë re se bari në fushën stërvitore ka qenë disa milimetra më i lartë nga çfarë duhet.

Kjo është diçka që duhet ta rregullojmë, sepse në të kundërt rrezikojmë dëmtimin e lojtarëve. Sami Khedira ka disa probleme dhe duhet të tregohemi të kujdesshëm me të. Gjithsesi, sipas informacioneve që kam, ekipi është i kompletuar dhe pa shqetësime serioze”.

Tekniku flet dhe në lidhje me formacionin titullar që mund të hedhë. “Nuk e kam vendosur ende se cili do të jetë formacioni në fushë.

Sigurisht që nuk dua të rrezikoj me asnjë nga lojtarët. Të shtunën besoj do të shoh më mirë. mund të them se brenda grupit kemi një konkurrencë të fortë. Seancat e forta stërvitore më kanë lejuar të kuptoj se cilët mund të jenë titullarët për takimin kundër Meksikës”, – u shpreh ai.

SHARE