Eskalon protesta para Kuvendit, ndalohen 25 persona

0
88

25 të ndaluar dhe 7 polic të lënduar është bilanci i protestave para Kuvendit. Sipas MPB-së, ndërhyrjes së policisë i ka paraprirë hedhja e lëndëve shpërthyese nga protestuesit pas çka forcat e rendit kanë përdorur edhe gaz lotsjellës. Policia njofton se është duke identifikuar edhe personat e tjerë që sulmuan zyrtarët policorë. Rruga para Kuvendit është zhbllokuar ndërsa organet e rendit po punojnë në pastrimin e vendit.

Eskalon protesta para Kuvendit. Policia përdor gazlotsjellës! (video)

Protestat para Kuvendit të Maqedonisë kundër marrëveshjes për emrin kanë eskaluar në dhunë me policinë, pasi një grup i protestuesve kishin filluar të hidhnin gurë dhe gjësende tjera ndaj policisë, në përpjekje që të thyejnë kordonin dhe të futen në Kuvend. Me këtë rast policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Jozyrtarisht njoftohet edhe për disa persona të plagosur ndërsa në afërsi të vendin ku protestohet janë vërejtur edhe automjete të ndihmës së shpejtë. Për momentin situata është e qetë, por e tensionuar.

Protestuesit, në numër të vogël gjatë tërë ditës kanë qëndruar para Kuvendit ku kanë mbajtur të bllokuar rrugën në shenjë pakënaqësie ndaj marrëveshjes për emrin duke e quajtur “kapitulluese për Maqedonisë dhe popullin maqedonas”.

SHARE