BE ‘merr në dorë’ Ballkanin

0
259

ladimir Gligorov, ekspert i çështjeve të Ballkanit, ka analizuar situatën e BE-së në raport me rajonin, duke marrë shkasë edhe nga Samiti i Triestes.

Në një intervistë për “Deutsche Welle” ai shpjegon se problemet e ngrira duhet të zgjidhen dhe blloku mund të luajë një rol mjaft të rëndësishëm.

“Strategjia e Bashkimit Evropian dhe komunitetit ndërkombëtar është bashkëpunimi ekonomik, i cili duhet të nxisë dhe normalizimin politik, megjithatë tani po shihet se ky është një proces i ngadalshëm”, thotë Gligorov.

Gjithashtu edhe për sa u përket integrimeve evropiane duhet theksuar se në rajon nuk flasin njëzëri, kujton Gligorov. Kjo, sipas tij, do të thotë se bashkëpunimi ekonomik është i kufizuar në një masë të madhe nga konfliktet e ngrira dhe mosmarrëveshjet politike.

“Tregjet e Ballkanit po kështu janë të vogla e nuk ka firma të mëdha, çka e bën të domosdoshme praninë e kompanive të huaja ndërkombëtare”, vlerëson Gligorov.

“Duhet të kuptohet se të gjitha vendet, në qoftë se ato bëhen anëtare të BE-së, do të marrin doganën e jashtme të Unionit përsipër”, sqaron Gligorov.

Dhe në këtë kontekst, ai evidenton dy opsione: i pari, të gjitha vendet të mund të pranojnë tarifat e BE-së; i dyti, harmonizimi i regjimit doganor me vendet e treta.

Gligorov kujton se kryesisht tarifat në tregtinë me BE-në janë eliminuar, përveç rastit të Kosovës, ku procesi është ende në fazën fillestare

SHARE