Pëson aksident me makinë, Alban Hoxha flet pas ngjarjes së rëndë

0
209

Ditën e sotme u përhap lajmi se portieri i skuadrës së Partizanit, Alban Hoxha, kishte pësuar aksident me makinë së bashku me mesfushorin Lorenc Trashi. U mësua se makina e Albanit ishte bërë copë-copë, ndërsa Trashi kishte pësuar dëmtime në brinjë.

Mirëpo, pas lajmeve për aksidentin e dy futbollistëve, Alban Hoxha ka reaguar. Sipas revistës ‘Who’, portieri ka thënë se situata është ekzagjëruar.

“Është një gërvishtje e vogël e makinës që është turp të bëhet lajm. Por normalisht këtu bëhet qimja tra”- është shprehur Albani.

 

SHARE