Shqiponja shqiptare e Xhakës dhe Shaqirit irriton Putinin

0
661

Festimi politik me duart shqiponjë i lojtarëve me origjinë shqiptare-kosovare, ka qenë një gjë e keqe në Rusi, një nga aleatët e mëdhenj të serbëve.

Rusët janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe Putini është aleati kryesor i Serbisë. Kjo është arsyeja pse festimi i diskutueshëm i Xhakës dhe Shaqirit ka rënë aq shumë në sy. Të dy i bënë duart e tyre me simbolin e “shqiponjës dykrenare” shqiptare, një gjest që ka bërë xhiron e botës për shkak të komponentit të tij të fortë politik.

Familjet shqiptaro-kosovare të Xhakës dhe Shaqirit janë dy nga mijëra që duhej të largoheshin gjatë luftës për t’u vendosur në Zvicër , ku ata kanë zënë rrënjë. Përkundër kësaj, ata nuk i fshehin ndjenjat e tyre dhe madje vëllai i Xhakës luan për Shqipërinë.

Ky gjest në Kupën e Botës dhe në territorin e tyre ka irrituar rusët. Sidomos Putinin, i cili në ceremoninë e hapjes dha një fjalim prej më shumë se dy minuta (diçka e pazakontë në Kupat e Botës), në të cilën ai i mirëpriti vizitorët e huaj dhe u kërkoi atyre të jetojnë në harmoni dhe paqe. Gjesti ka tërbuar Rusinë, që e quan provokim të hapur jo vetëm ndaj Serbisë, por edhe ndaj Rusisë.

Kjo e fundit, ashtu si Serbia, ka ndërmend të ankohet në FIFA, në mënyrë që Xhaka e Shaqiri të dënohen, të paktën me gjobë, shkruan AS.

SHARE