Ish-bomberi zvicerian: Jam krenar për paraqitjet e shqiptarëve

0
233

Alexander Frei është një legjendë në Zvicër. Ai ka veshur fanellën e kombëtares helvete 84 ndeshje dhe ka shënuar 42 gola, përveç se ka luajtur me disa skuadra, mes tyre Bazelin, ku ka “rritur” të vegjlit Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Në një intervistë për “Blick”, ia ka folur për çështjen e fundit të festimit dhe sidomos polemikat e ngritura “politikisht”.

Alex, çfarë të shkoi ndër mend kur pe Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin që festuan me shqiponjë?

Sigurisht, nuk ishte veprimi më inteligjent i Kupës së Botës… Por, argumenti duhet prekur më thellë. Mendoj se mesazhin e vërtetë ata tifozë që kanë ofenduar dhe komentuar, edhe me profile private dhe anonime, nuk e kanë kuptuar

Na shpjegoni pak?

Ballafaqoni brezat në kombëtaren e Zvicrës. Në vitet ’80, lojtarët quheshin Susler, Egli, Burgener ose Herman. Më pas, erdhën vitet ’90, turqit si Tyrkylimaz dhe italianët si Sforca, më pas erdhën, për shembull, Jakins dhe Nkufo. Dhe, tani ka shumë shqiptarë dhe është logjike që dy zemra rrahin në kraharorin e tyre. Një evolim normal, sepse është një tërbim i brendshëm që del në pah, sipas origjinës.

Në çfarë mënyre?

Është një reflektim i shoqërisë në Europë, njerëzit janë duke u bërë gjithmonë e më shumë miks dhe kufijtë janë duke u shuar. Shikoni pak, italianët në Zvicër janë të pranuar sot. Nga momenti që askush nuk është një idiot dhe njollosin emrin e tij si italian.

Po shqiptarët janë të pranuar?

Po, sigurisht. Janë të përshtatur në jetën dhe shoqërinë e vendit. Por, në shtëpitë e tyre jetojnë me kulturat e tyre të origjinës. Nuk bëhet fjalë për diçka të keqe, sepse kushdo është i lirë të bëjë çfarëdo.

Pra, nuk jeni dakord kur disa tifozë të Zvicrës largohen sepse nuk shohin përkatësi identifikimi?

Jo! Por, është e qartë: për çdo futbollist, Zvicra ka rëndësi, nga planifikimi te karriera. Nëse Zvicra dhe Kosova do të ishin fizikisht në nivel të njëjtë, diskutimi do të ishte ndryshe.

Mirë, por mund të prisni të paktën një identifikim të vogël nga Xhaka dhe Shaqiri?
Po, por në masë. Në fund, sporti vazhdon të jetë sukses. Dhe, në këtë aspekt, cilësitë e Xhakës dhe Shaqirit po ndihmojnë, pasi në fushë japin më të mirën. Kjo ka më rëndësi se sa fakti që këndojnë ose jo himnin tonë. Jam krenar për ata.

Pse?

Sepse, në fund, pashë katër lojtarë që kam rritur te Bazeli, si Xhaka, Shaqiri, Shar dhe Somer. i kemi stërvitur e përgatitur mirë. Origjina nuk ka rëndësi fare.

SHARE