Bllokohet sasi e madhe me euro në portin e Durrësit

0
128

Policia ka sekuestruar mesditën e sotme në port mbi 2 milionë Euro brenda një makine tip ‘Toyota Yaris’. Makina kishte ardhur nga porti i Anconës në portin e Durrësit, ndërsa nuk kishte targa.

Automjete të tilla pa targa janë të përcaktuara për t’u shitur, ndërsa nuk kalojnë as në skaner në vendin pritës.


Por kontrolli i policisë së Durrësit ka ardhur pas informacioneve nga INTERPOL Roma për autoritetet shqiptare. Kartëmonedhat janë me prerje 20-she, 50-she dhe 100-she Euro.

Ndërkohë që policia po heton dokumentet e automjetit ku u gjetën Eurot për të përcaktuar vendin e origjinës.

SHARE