Barsoleta e radhës nga Sampaoli, deklarata e tij tërbon argjentinasit

0
200

Trajneri i Argjentinës, Horge Sampaoli, foli para ndeshjes së nesërme me Nigerinë. Numri një i stolit pranon se do të ndryshojë formacionin duke filluar nga portieri i cili nuk do të jetë Willy Caballero, por “gardiani” Franco Armani.

“Jam shumë i bindur që nesër do të jetë një datë e rëndësishme për futbollin tonë, pasi do të kualifikohemi, pavarësisht asaj që thonë njerëzit. Kemi mjetet e duhura për t’ia dalë.

Të humbësh një ndeshje futbolli të bën një kriminel në jetën virtuale, edhe pse në fakt nuk më intereson shumë se çfarë shkruajnë në rrjetet sociale. Nëse do të shqetësohesha, nuk do të kisha kohën të mendoja për futbollin e të merresha me këtë profesion.

Por ka qenë një situatë e vështirë, pasi vijmë nga një humbje e rëndë e cila na ka vendosur në pozitat ku duhet ët fitojmë dhe të jemi në varësi edhe të një tjetër rezultati”, tregoi Sampaoli.

SHARE