Momentet kur 11-vjeçarin e sulmojnë qentë, babai hero e shpëton atë

0
106

Një baba trim i erdhi në shpëtim një 11-vjeçari pasi pa që u sulmua nga dy qen në park.
Gary Gaze, 47 vjeç, ishte duke bërë skarë me familjen kur dëgjoi britma nga prapa shtëpisë së të dashurës së tij, transmeton Gazetametro.net

Pasi pa që diçka po shkonte gabim, ai vrapoi për te vendi i ngjarjes.

Ai arriti duke e gjetur djaloshin të mbuluar me gjak, duke u sulmuar nga qentë derisa po thërriste për ndihmë.

Gaze iu vërsul qenve për t’i frikësuar duke i larguar ata nga aty.

Ai tha se djaloshi i sulmuar ka mbetur i traumatizuar.

SHARE