Shqiponjës së Xhakës dhe Shaqirit nuk i ‘rezistuan’ as këta emra të njohur në të gjithë botën

0
392

Simbolet janë ato që çdo herë përfaqësojnë një vend dhe një komb.

Të tilla, ne shqiptarët i kemi disa, e një prej tyre që na përfaqëson pothuajse në çdo vend është shqiponja dykrenare.

Ndeshja futbollistike Zvicër-Serbi, e cila u mbajt të premtën në kuadër të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, vazhdon të jetë shumë e përfolur si nga mediet vendase ashtu edhe nga ato të huaja, për shkak të fitores së kombëtares zvicerane dhe golave të shënuara nga dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Ishte Xhaka ai, i cili shënoi golin e parë, dhe Shaqiri, ai që siguroi fitoren për Zvicrën, fitore kjo e cila i gëzoi edhe të gjithë shqiptarët, për faktin se luanin katër shqiptarë aty dhe se kundërshtarët ishin serbë.

Pas shënimit të golave, si Graniti ashtu edhe Xherdani kanë festuar me simbolin e shqiponjës, dhe kjo gjë bëri, që serbët të reagonin me pretendimin se ishte veprim politik. Madje, dy futbollistët shqiptarë dhe ai zviceran Stefan Lichtsteiner janë dënuar nga FIFA me plot 25 mijë franga.

Por të njëjtin veprim para tyre e kanë bërë edhe shumë prej fytyrave publike, si nga ata që zhvillojnë karrierë në vend, ashtu edhe ata në botë.

Meqë shqiponja është simbol me të cilën si Xhaka dhe Shaqiri shprehën krenarinë, që janë shqiptarë, ashtu edhe artistët si Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha e shumë VIP-a të tjerë bënë të njëjtin veprim.

Madje, të njëjtën gjë e kanë bërë edhe të famshmit botëror, fotografitë e të cilëve kanë bërë xhiron e botës.

Po të fillojmë nga fusha e sportit, ku edhe është rasti i fundit, që bëri bujë në gjithë botën, del se edhe futbollistë të tjerë kanë bërë të njëjtin veprim si brenda fushës së futbollit, ashtu edhe jashtë saj.

Në shumë raste edhe lojtarët e skuadrave të tjera kanë përsëritur veprimin e njëjtë me atë të shqiptarëve.

Futbollisti i kombëtares zvicerane, Stephen Lichtsteiner ka bërë simbolin e shqiponjës bashkë me Xhakën dhe Shaqirin në ndeshjen e fundit me Serbinë.

Kohë më parë, bashkë me futbollistin e Arsenalit, Shkodran Mustafi të njëjtën gjë e ka bërë edhe futbollisti turko-gjerman, Mesut Ozil.

Ngjashëm ka vepruar edhe ylli i Bosnjës, Senad Lulic me Lorik Cana, imazh i cili kishte bërë bujë në media.

Shqiponja dykrerëshe është bërë edhe nga futbollisti brazilian, Ricardo Kaka dhe legjenda e boksit Mike Tyson.

Serbët janë ankuar për shqiponjën e shqiptarëve, por këtë shqiponjë e kishte bërë kohë më parë edhe futbollisti serb, Stevan Raçiç, në prani të kapitenit të Partizanit, Nderim Nexhipit.

Përveç tyre edhe Idris Elba me Usain Bolt, Ronaldo me Maks Isufin një djalë nga Kosova, emigrant në Britaninë e Madhe, Salem Al Dausari, Sergio Ramos i Real Madridit si dhe Cristiano Ronaldo.

Rastet e lartpërmendura janë vetëm disa në listën e gjatë të shumë sportistëve, që kanë bërë simbolin e shqiponjës.

Veprime të ngjashme kemi edhe në fushën e aktrimit, para disa vitesh ka bërë bujë në internet fotografia e aktorit shqiptar të filmave aksion, Pjetër Malota duke bërë shqiponjën me aktorin e famshëm, Jean Cloude Van Damme.

Kështu ka vepruar edhe aktori turk, Tolgahan Sayisman, aktorja Meryem Uzerli, e cila tek shqiptarët njihet si Sulltanesha Hyrrem, aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, Hulk Hogan, ish i burgosuri më i bukur në botë, Jeremy Meeks, e shumë të tjerë.

Prezantuesja amerikane Wendy Williams në intervistë me Ritën i kishte befasuar të gjithë, duke bërë shqiponjën.

Nga bota e muzikës përveç Rita Orës, Dua Lipës, Bebe Rexhës, Albert Stanës, Eleni Foureiras, Eugent Bushpepës e Ermal Metës edhe të famshmit Kanye West, Emeli Sande, Willy William dhe Snoop Dog.

Nga fusha e politikës janë kancelaria gjermane Angela Merkel dhe presidenti kroat, Stipe Mesiç që bënë simbolin shqiptarë.

SHARE