Maradona “show”, flet për incidentin në fitoren e Argjentinës

0
160

Diego Armando Maradona ka qenë një lojtar i madh, por asnjëherë një shembull për t’u ndjekur. Një jetë e shthurur private e kaluar mes alkoolit, drogës dhe femrave. Në ndeshjen kundër Nigerisë, legjenda e futbollit botëror u përfshi në një skandal, pasi sjellja e tij ishte e pahijshme, ndërsa më pas nuk e mbajtën këmbët duke aluduar për një problem shëndetësor.


Argjentinasi i ka dhënë fund dilemave duke theksuar se është mirë në emisionin e tij “De la Mano del Diez”, në “Telesur” .“Unë i them të gjithë botës se jam shumë i gjallë dhe shumë mirë. Në rrjetet sociale, një gënjeshtër e pakuptimtë u bë virale. U kërkoj mediave të mos përhapnin lajme të rreme. Le të keni zili, mos thuani gënjeshtra. Përpiquni të punoni dhe të bëni një program më të mirë se yni.

Meksika u kualifikua me meritë, sidomos pas shuplakës që i dha Gjermanisë në fillim. Gjermanët ulen përsëri me këmbët në tokë, le ta fillojnë përsëri nga e para. Unë mendoj se Meksika ishte kombëtarja që bëri mirë në Kupën e Botës në këtë fazë të parë dhe e meriton të jetë në 1/8 finale”, – u shpreh ai.

SHARE