Panik në Tiranë, pema bie mbi taksi (Fotot)

0
129

Rrëzimi i një peme dhjetëra vjeçare në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ka krijuar panik te qytetarët që ndaheshin aty pranë, si dhe bllokimin e rrugës.

Nga fotot duket se degët e pemës kanë rënë mbi një taksi, drejtuesi i së cilës mësohet se nuk ka pësuar lëndime.

Në vendin ku ndodhi ngjarja mbërritën menjëherë ambulancat, por drejtuesi i mjetit nuk ka pasur lëndime.

Pema ishte e kalbur dhe rrëzimi i saj ka bllokuar gjithë rrugën. Ndërkohë që po punohet për zhvendosjen e saj.

SHARE