Këto janë ndeshjet dhe orari i zhvillimit të tyre në 1/8 e finales së Botërorit

0
192

Faza e grupeve u mbyll sot me ndeshjet e fundit në grupet G dhe H. tashmë janë përcaktuar skuadrat që shkojnë më tej, nga dy në secilin grup dhe në bazë të formulës janë mësuar edhe ciftet që do të luajnë në 16-she ose sic njihet në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Tani e tutje ndeshjet janë vendimtare, për jetë a vdekje, pasi janë me kualifikim direkt. Kush fiton shkon në cerekfinale.

16 skuadrat e kualifikuara janë

Grupi A: Uruguai, Rusia

Grupi B: Spanja, Portugalia

Grupi C: Franca, Danimarka

Grupi D: Kroacia, Argjentina

Grupi E: Brazili, Zvicra

Grupi F: Suedia, Meksika

Grupi G: Belgjika, Anglia

Grupi H: Kolumbia, Japonia

Skema që përdoret në Kupën e Botës është e njohur tashmë, pasi funksionon me parimin “i pari i grupit A me të dytën e grupit B dhe e dyta e grupit A me të parën e grupit B” e njëjta mënyrë është dhe për grupet e tjera (C-D, E-f, G-H). Skuadrat që janë kualifikuar do të ndeshen me njëra-tjetrën sipas kalendari të mëposhtëm, për të prodhuar edhe 8 ekipet çerekfinaliste.

E shtunë, 30 Qershor

Francë-Argjentinë 16:00

Uruguai-Portugali 20:00

E diel, 1 Korrik

Spanjë-Rusi 16:00

Kroaci- Danimarkë 20:00

E hënë, 2 Korrik

Brazil-Meksikë 16:00

Belgjikë-Japoni 20:00

E martë, 3 Korrik

Suedi-Zvicër 16:00

Kolumbi-Angli 20:00

SHARE