Luiza Gega fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare të Spanjës

0
216

Atletja jonë Luiza Gega zuri sot vendin e parë në disiplinën e 3000 metrave me pengesa, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Terragona të Spanjës.

Ajo ia doli të ngrejë lart flamurin shqiptar dhe të konfirmohet si një prej më të mirave në Europë në këtë disiplinë, teksa i jep vendit një medalje të artë nga ky aktivitet.

Atletja Gega regjistroi kohën 9’27”73, duke lënë pas atleten tuniziane Habiba Ghribi, që u rendit rreth 7 sekonda më pas. Për Shqipërinë dhe sportisten kjo është një arritje e madhe, për më tepër kur kemi parasysh që sportistja stërvitet në kushte mjaft të vështira në Shqipëri, pasi Tirana, kryeqyteti i vendit, nuk ka ende një pistë me standarde në atletikë.

SHARE