“Neymar do të ketë vend të veçantë te Reali”

0
158

Neymar duket se ka marrë një tjetër shkëndijë nga ekipi i Real Madrid-it. Për t’i hedhur benzinë zjarrit këtë herë ka menduar mbrojtësi i krahut të djathtë të “galaktikëve”,

Dani Carvajal. Lojtari ka afruar lojtarin me ekipin spanjoll dhe mendon se ardhja e tij në Madrid mund të ishte një lëvizje shumë e goditur, pasi ka cilësi mjaft të mira.

“Nëse ai ka lindur për të luajtur në Madrid, unë nuk e di, por Real Madridi gjithmonë dëshiron më të mirët në botë. Nëse presidenti është i vendosur të nënshkruajë me të, ne do të duhet të ruajmë një vend të veçantë në dhomat tona të zhveshjes.

Nëse trajneri Julen Lopetegui dhe presidenti e konsiderojnë atë të nevojshëm, e mirëpresim. Unë mendoj se është një lojtar i madh, i ri, me aftësi të mira mbrojtëse. Ai është një lojtar shumë i plotë”, – u shpreh Carvajal për Neymar. Ai mund të përballet me brazilianin dhe në Kupën e Botës që po zhvillohet në Rusi.

SHARE