Tre histori që do t’ju përmbysin idenë mbi dashurinë

0
367

Lidhjet këto kohë po bëhen më rastësore dhe kanë pak ndjenja. Njerëzit takohen, dalin bashkë, lidhen papritur e papritur ndahen. Lidhjet janë më shumë fizike se sa shpirtërore dhe romantike.

Njerëzit duket se janë dakord me këtë gjë, duke qenë se nuk krijon shumë dramë rrotull tyre. Disa lidhje janë magjike, disa na mësojnë diçka e disa të tjera mbesin në histori si gabimet më të mëdha të jetës sonë.

Gjithsesi secila prej tyre le një shenjë në jetën tuaj. Më poshtë po ju tregojmë tre histori të shkurtra lidhjesh romantike, të cilat do t’ju vendosin në pikëpyetje idetë mbi dashurinë.

Ai nuk u kthye më, u kthye veç uniforma e tij

Për herë të parë e pashë atë nga dritarja e dhomës sime. Ishtë shumë i gjatë, një burrë i fortë me tipare perfekte, që më tërhoqi vëmendjen. Ajo që më tërhoqi më shumë vëmendjen ishte kapela e tij e kthyer mbrapsh, kush e vendos kapelën mbrapsh në 2015. Fillova të frekuentoj vendet që frekuentonte dhe ai, por nuk e dija që më pëlqente ose që e doja. Në fund kuptova që nuk ishte asnjë nga të dyja, ishte thjesht epsh.

Një ditë ai u kthye më pa dhe më buzëqeshi, më shkaktoi një ndjesi që më kaploi shpinën e më pas gjunjët. Vazhdonim të shkëmbenim shikime për disa ditë. Ditën që erdhi në shtëpinë time, përfunduam në shtrat bashkë.

Ishtë shumë e çuditshme, se sa e plotë ishte marrdhënia me të si dhe sa bosh ishte nga ana emocionale.
Në mëngjes më tha që ishte pjesë e ushtrisë dhe që do të largohej për në kufi. Më puthi dhe doli.
Sot kur kujtoj atë kapele, nuk më kujtohet seksi i çuditshëm. E shoh veten duke qendruar afër një ushtaraku, që më kërkoi takim përsëri pasi u kthye nga lufta në kufi. Pas kësaj ne ishim zyrtarisht në një lidhje. Ai qendroi vetëm dy ditë dhe iku përsëri.

13 muaj më vonë, ai nuk u kthye më, u kthye veç kapela e tij bashkë me sendet e tjera që i përkisnin.

Djali që më bëri të besoja se një lidhje e rastësishme mund të jetë shumë më shumë se rastësi.

Ne ishim të lidhur dy vitet e fundit. E mbaj mend shumë mirë se si ai rregulloi çdo gjë për takimin tonë të parë. Ai më preku pak këmbën dhe unë rashë në dashuri me të. Bëmë dashuri që atë natë.

Një ditë më dha detajet e profilit të tij në Facebook. Ndërkohë që shkruaja emrin dhe pasuordin e tij të facebookut mu dukën tepër familjare. Hyra në llogarinë e tij dhe pashë disa nga bisedat e tij në rrjetin social. Shumë prej tyre ishin biseda ku ai u fliste miqve për mua.
Në një prej bisedave shkruante “ Nuk e ke idenë sa e mrekullueshme është ajo, e takova në një festë, nuk e heq dot nga mendja”

Në një bisedë tjetër shkruante “ Jemi të lidhur tashmë, jam i tmerruar, ajo do të kthehet në universitet, po sikur të gjejë dikë më të mirë?

Mesazhi i tretë shkruante ” Ajo ishte në aeroport, nuk mund ta lija të ishte thjesht pjesë e një marrëdhënieje rastësore, i kërkova të lidheshim bashkë”

Ishte një lidhje në largësi. E Si shumë lidhje të tjera në largësi, as e jona nuk po funksiononte. Kishim kohë pa biseduar si dy të dashuruar, kështu që u bëra kurioze për të zbuluar çfarë ishte duke ndodhur me jetën e tij. Hyra përsëri në adresën e tij të facebook-ut, nuk e kishte ndërruar pasuordin, ajo që pashë pasi hyra në rrjetin social më la pa fjalë.

Në një prej mesazheve thuhej “Në një mesazh shkruhej, e dua shumë, por nuk e dua si të dashur. Rri me të për ti bërë nder”

Në një mesazh tjetër ai shkruante “ Nuk je më i virgjër, ishe e para për mua”
Në mesazhin e fundit shkruhej “ Ajo nuk ka pasur aspak rëndësi për mua, kështu që e lashë, që të jem vetëm me ty”

Djali që më bëri të besoja edhe në lidhjet rastësore, më bëri të kuptoja gjithashtu edhe që dashuria është një fjalë me tetë shkronja.

Si humba shokun e ngushtë për shpirtin binjak

Ne ishim më shumë se shokë. Nuk e di si ta quaj llojin e marrëdhënies ku je më pak se të dashur e më shumë se shokë. Ajo më bëri të shoh dritë pas një ndarje të vështirë. Ajo ishte e vetmja që zgjodhi të ishte me mua, kur mund të bënte diçka më të mirë për veten.

Shkoja tek ajo sa herë isha i mërzitur ose i dehur. Por atë natë ishte ndryshe. Nuk e di as çfarë ndodhi. Mbase ishin flokët e saj të kuqe rrëzëllitëse, ose sytë e saj të mrekullueshme që më bënë ta dëshiroja në atë moment. Bëmë seks, zgjati aq sa zgjasin gjërat e bukura, thjesht një moment.

Më vonë as nuk e telefonova, as nuk i shkrova, as nuk e takova. Kisha turp nuk mund ti flisja. Ajo nga ana tjetër bëri të pamundurën për të më kontaktuar.
Sot pesë vite më vonë jam ulur në tavolinë duke imagjinuar flokët e kuqe e sytë e bukur, ato sy që nuk shohin më në sytë e mi, por në sytë e dikujt tjetër.

SHARE