E dashura bëri seks treshe,djalin po e “vrasin” dyshimet

0
653

Një i ri shkruan për The Guardian.

E dashura ime ka një të kaluar seksuale shumë të larmishme, ka bërë të pakën tre herë seks treshe, kjo shtuar faktit që udhëton shumë dhe shumica e kolegëve të saj janë burra. Kam frikë se mos më tradhëton, sepse më kanë tradhëtuar më parë. Kjo më çmend, më bën të reagoj pa e menduar dhe të shpërthej nga inati. E dua shumë, nuk kam dyshimë, nëse dua të jem me të, apo jo, por nuk mund të vazhdoj të jetoj me depresionin dhe ankthin që më shkakton kjo lidhje. Nuk di çfarë të bëj.

Përgjigjja e Psikologes

Lidhjet romantike nuk duhet të shkaktojnë ankth dhe depresion, por për njerëzit të cilët janë të predispozuar të “imagjinojnë më të keqen”, zakonisht lidhjet janë burim stresi dhe depresioni. Për më shumë, e kaluara e larmishme e të dashurës suaj është diçka jo e rëndësishme, për sa kohë ajo ju ka zgjedhur juve, kjo është e vërteta vetme dhe e mrekullueshme.

Sigurisht, ju e keni në dorë zgjidhjen për tu larguar. Por ju nuk do ta bëni këtë, sepse ka diçka që ju torturon në këtë situate, e cila nuk ju lejon të largoheni. Shumë njerëz janë të lidhur pas traumave të kaluara në jetë dhe krijojnë probleme me vetbesimin, apo edhe me besimin ndaj të tjerëve.

Mund të punosh me veten, për të gjetur mënyra, të cilat do të ndihmojne për të minimizuar ankthin. Kjo do të jetë një sfidë e përgjithshme për ty, pasi nuk do të luftosh vetëm me xhelozinë e sëmurë.

Kërko ndihmë për të rritur vetbesimin dhe për të kuptuar pse e ke lejuar veten të torturohesh kaq shumë. Përsëriti vetes fraza, të cilat të kujtojnë se je i vlefshëm. Mëso mënyra si mund të luftosh stresin dhe ankthin, joga ose meditim. Mos e lejo frikën të të ndalojë të jesh i lumtur.

SHARE