Nga VAR te Mesi e Ronaldo, këto janë pesë gjërat më interesante

0
238

Botërori i Rusisë ka regjistruar disa rekorde të reja, madje dhe të rralla që kanë të bëjnë me përcasktimin e një skuadre të kualifikuar falë kartonëve të verdhë më pak se rivali i saj. Padyshim futja e teknologjisë ka evituar përplasjet, por ka nxitur debate të reja rreth përdorimit dhe interpretimit. “Supersport” sjell fakte interesante rreth asaj që ngjau në Botërorin e Rusisë në fazën e grupeve, duke i përmbledhur në pesë pika mjaft interesante.

“Janë zhvilluar plot 48 ndeshje të Botërorit, janë përcaktuar çiftet e fazës së 1/8-ave dhe janë shënuar disa rekorde, si futbollisti më i vjetër që ka zbritur në fushë (El Hadary, portier i Egjiptit, 45 vjeç), apo kualifikimi për herë të parë i një skuadre vetëm sepse është ndëshkuar me më pak kartonë të verdhë (Japonia). Para se të nisin raundet me eliminim direkt, është momenti të kujtojmë disa fakte mjaft interesante”, shkruan “Supersport”.

1.Kroaci spektakolare: Janë tri përfaqësuese që e kanë mbyllur fazën e grupeve me pikë të plota: Uruguai, Kroacia dhe Belgjika. Të treja kanë treguar nivel të lartë lojë, por, pa dyshim, ajo që ka impresionuar më shumë, me një futboll të bukur dhe spektakolar, është Kroacia. Modric, me magjinë e tij, ka hedhur kandidaturën për Topin e Artë, por është e gjithë skuadra që po fuknsionon në perfeksion. Përfaqësuesja ballkanase me meritë ka rritur ndjeshëm kuotat për të triumfuar në Botëror.

2.Faleminderit VAR!: Ka ende nga ata që e kanë të vështirë për ta pranuar, apo të tjerë që kërkojnë ndihmën e tij për çdo aksion. Ky, sistemi VAR, po i jep ftytet e tij. Mund të pyesim Spanjën, që u rendit e para falë golit të Aspas, i akorduar vetëm pasi kryesori u konsultua me sistemin VAR. Është vetëm një nga shembujt e shumtë.

Sigurisht, në një moment, ndoshta me pa të drejtë nuk është përdorur (Gjermani-Suedi, ndërhyrja e Boateng), e në ndonjë rast të veçantë nuk është interpretuar si duhet (Ronaldo meritonte karton të kuq), megjithatë e ka pastruar Botërorin nga një seri gabimesh fatale, që me të drejtë do të gjeneronin polemika pa fund.

3.Ronaldo-Mesi, sfidë e përjetshme: Mund të përplasen me njëri-tjetrin në çerekfinale. Do të ishte kulmi i rivalitetit të tyre sportiv. Në dy javët e para të Botërorit i kemi para me të gjitha ngjyrat.

Tregolëshi i famshëm i Ronaldos ndaj Spanjës, dështimi i Mesit nga pika e bardhë e penalltisë kundër Islandës, goli i CR7 ndaj Marokut me kokë, psikodrama e “Pleshtit” ndaj Kroacisë, gabimet e portugezit ndaj Iranit dhe ringjallja e Mesit dhe e një kombi të tërë ndaj Nigerisë. Bukur, shumë bukur! Deri tani, pa dyshim që Ronaldo ishte më mirë. Por më e bukura pritet të vijë.

4.“Bombera” me bollëk: Nuk është vetëm Ronaldo (4 gola në tri ndeshje). “Rusi 2018” ka zbuluar qendërsulmuesit e zonës dhe kryegolashënuesit. Nëse në Botërorët e fundit sulmuesit kishin mbetur me statistika normale, në Rusi kanë shpërthyer.

Lukaku ka shënuar katër gola në dy ndeshje, Kane madje pesë (të dy pushuan në sfidën e tretë). Duhet të dëfrehemi me emra të tillë si: Diego Costa, Suarez e Cavani, gati për të shpërthyer. Duhet të ishte edhe Neymar. Për momentin, e ka shënuar një gol dhe mbetet ende në lojë.

5.Maroku, Irani dhe jo vetëm: Të gjithë kanë menduar për një moment në fund të ndeshjes Iran-Portugali që iranianët meritonin të kualifikoheshin. Edhe Maroku dhuroi shumë emocione ndaj Spanjës.

Dy skuadra që i mbajtën të apasionuarit e futbollit me dorën në zemër. Dy përfaqësuese të mirëpërgatitura për Botërorin, si taktikisht dhe fizikisht. Koreja e Jugut eliminoi Gjermaninë, Meksika po mahnit, Panamaja shënoi golat e saj të parë në Botëror.

Të tjera surpriza pritet të ketë në ditët në vijim. Ciftet e 1/8 e finales janë përcaktuar tashmë dhe nesër nisin duelet e radhës, me kryeduelin e kësaj faze, një finale e parakohshme, sic është përballja mes Francës dhe Argjentinës, taim që luhet të shtunën në orën 16:00.

SHARE