Trajneri i Portugalisë “godet” Ronaldon, i befason të gjithë me deklaratën e tij

0
266

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, foli para ndeshjes me Uruguajit. Ai paralajmëroi ekipin e tij se skaudra amerikano-jugore është mjaft e fortë, ndërsa nga krahu tjetër mendon se skuadra e tij nuk varet vetëm nga Cristiano Ronaldo.

“Lojtarët e Uruguajit janë teknikë dhe kanë një trajner që i ka rritur prej 12 vitesh, një skuadër që sillet dhe luan si një bllok. Por, pavarësisht kësaj, jam i bindur se Portugalia ka një ekip më superior dhe do ta fitojmë këtë ndeshje”, – u shpreh ai duke qenë i bindur te skuadra e tij.

Ai foli dhe për yllin e ekipit, Cristiano Ronaldo. “Është i rëndësishëm për ne, por nuk varemi prej tij. Nëse ai luan i vetëm do ta humbasë ndeshjen dhe Ronaldo e di këtë gjë. Nëse luajmë të gjithë së bashku, atëherë fitojmë. Cristiano mund të realizojë edhe 3 gola, por nëse i bën i vetëm nuk do të shkojë dot deri në fund”, – tha ai.

SHARE