Ja ku ka përfunduar kosovari Januzaj

0
241
569696833JP003_Manchester_U

Nuk e do as Manchester United, por edhe ndonjë skuadër tjetër në Premier League dhe për këtë arsye “Djajtë e Kuq” kanë arritur marrëveshjen me Real Sociedad dhe Adnan Januzaj do të kalojë te skuadra baske për 11 milionë euro. 22-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho dhe ishte nxjerrë në shitje nga klubi anglez.

Ai mbylli një sezon të pasuksesshëm me Sunderland dhe nuk ishte pjesë e futbollistëve që Mourinho mori me vete në turneun që do të zhvillojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Januzaj ka lindur në Belgjikë, por ka gjak kosovar. Ai kaloi nga Anderlecht tek United kur ishte 16 vjeç dhe mori fanellën me numrin 11. Por për asnjë moment nuk arriti të zëvendësojë Giggs në “Old Trafford”.

 

Januzaj ka shënuar 5 gola në 63 ndeshje si pjesë e United. Gjatë sezonit 2015-16 ishte i huazuar te Borussia Dortmund. Sot ai ka shkuar në Spanjë për të zhvilluar vizitat mjekësore dhe sapo t’i kalojë, do të firmosë për Sociedad, skuadër që në sezonin e kaluar u rendit në vendin e gjashtë të La Liga-s dhe do të marrë pjesë në fazën me grupe të Europa League.

SHARE