Liverpool rinovon me Salah, e bën më të paguarin në ekip

0
212

Një lajm i bujshëm u përhap mjaft shpejt në të gjitha mediet botërore. Liverpooli ka rinovuar me yllin egjiptian, Muhamed Salah. Sulmuesi gjeti gjuhën e përbashkët me klubin anglez për një marrëveshje me terma afatgjatë.


Mediet angleze bëjnë me dije se lojtari do të jetë futbollisti më i paguar i ekipit të trajnerit Jurgen Klopp me 200.000 mijë paund në javë. Ai përfitonte vetëm 100.000 paund gjatë kontratës ekzistuese.

Drejtuesit e klubit reaguan shpejt, pasi nuk donin të humbisnin futbollistin. Ai kërkohej nga klubet më të mëdha të Evropës me Reali Madrid-in që ishte gati për të kafshuar në çdo momente. Ende nuk dihet se sa vjeçare do të jetë kontrata.

“Ky lajm tregon besimin që ai ka te Liverpuli dhe besimin që Liverpuli ka te lojtari. Ne duam lojtarë klasi në Anfiled për të arritur gjëra të mëdha së bashku. Salah ka shtëpinë e tij këtu, pasi i njeh të gjithë”, – tha trajneri Jurgen Klopp për rinovimin e Salahs.

SHARE