Dani Alves prezantohet në skuadrën e re

0
224

E kishte paralajmëruar me kohë largimin nga Juventus dhe sot Dani Alves e ka bërë fakt të kryer, duke u prezantuar në skuadrën e re. Dani Alves edhe zyrtarisht është futbollist i ri i PSG-së. Skuadra franceze ka njoftuar se ka nënshkruar me mbrojtësin brazilian Dani Alves.

Lojtari ishte i lirë që kur ndërpreu kontratën e tij me Juventus, ndërsa tashmë ka nënshkruar kontratë dy vjeçare dhe do të përfitojë nga 12 milionë euro në sezon. “Mirë se vjen Dani Alves”, – shkruhej në faqen e PSG-së. Alves te skuadra franceze do të bartë fanellën me numër 32.

SHARE