Batha në kundërsulm: Ja çfarë mendoj për klubin grek të Larisës

0
196

Mesfushori Idriz Batha foli në lidhje me prishjen e marrëveshjes me ekipin grek të Larisës. Ish-kapiteni i Partizanit u shokua nga arsyeja e ekipit të Ae Larisës për të mos bashkuar rrugët. Në një intervistë për mediet greke, lojtari tregon zhgënjimin e tij të madh.


“Gjithçka është bërë vetëm për një foto. Ajo foto ishte shkrepur disa vjet më parë dhe nuk kishte si qëllim ofendimin dhe provokimin për askënd. Ishte vetëm një foto me një shokun tim, që simbolizon flamurin e vendit tim. Më vjen keq që gjërat kanë shkuar në këtë mënyrë, por nuk prisja që kjo të jetë një arsye.

Unë kam luajtur me shumë shokë futbollistë, të cilët janë nga shtete të tjera si Greqia apo Serbia dhe nuk kam pasur kurrë probleme me to, madje kam marrëdhënie të shkëlqyer.

Nuk prisja një mungesë respekti dhe profesionalizmi nga klubi dhe qytetarët e Larisës. Nuk kam kontakte me njerëz nga klubi. Mund të them se gjithçka që ka ndodhur, ka qenë diçka e shëmtuar”, u shpreh Batha.

SHARE