Çiftet e famshme shqiptare, mënyra e pazakontë dhe rastësore e lidhjeve të VIP-ave tanë

0
179

Shumë prej këtyre dashurive janë kurorëzuar në martesë dhe janë betuar të jenë pranë njëri-tjetrit në të mirë e në të keq. “Xing” ju sjell më poshtë historitë sesi janë njohur 6 çiftet më të famshëm të showbizit shqiptar.

Bëhet fjalë për VIP-at e estradës të cilët janë lidhur në mënyrë të pazakontë e krejt rastësore.

Besi dhe Xhensila janë njohur në vitin 2010 kur Xhensila, atë kohë 17 vjeç po ecte në rrugë me nënën. Besi e kishte parë dhe ishte mahnitur nga bukuria e saj. Ai ndaloi dhe i kishte thënë mamit të Xhensilës se vajzën e ka shumë të bukur.

Turi dhe Orinda kanë një histori shumë të veçantë dashurie pasi siç kanë treguar në fillim nuk e pëlqenin fare njëri tjetrin. Dashuria për ta erdhi natyrshëm teksa kalonin shumë kohë bashkë. Atë kohë Orinda 20 ndërsa Turi 22 vjeç.

Nuk e kishim qejf njëri-tjetrin. Turi më dukej mendjemadh. Nisi si antipati dhe përfundoi në dashuri. Ishim dy njerëz kryelartë që nuk e pranonin se po dashuroheshin, është shprehur Orinda.

Nuk e mendoja kurrë, po kurrë, që unë do të përfundoja me Orinda Hutën. Por, mënyra se si joshte ajo, ishte shumë ndryshe: kishte finesë dhe elegancë.

Rrinim me orë të tëra bashkë, e gdhinim dhe, kur ndaheshim, mezi prisnim të takoheshim. Ramë vërtet në dashuri, aq sa një ditë, e pashë veten që nuk rrija dot më pa të rreth meje, ka treguar Turi.


Andrra dhe Sinani janë njohur në një qendër tregtare në Gjermani. Andrra as nuk e njihte Sinanin ndërsa ai sapo e pa, ra në dashuri.

U njohëm në një qendër tregtare në Gjermani, unë isha me dy shoqe dhe ai me muzikantin e tij. Shoqja ime i kishte fiksim këngët e Sinanit, ndërsa personalisht nuk e njihja.

Shoqja donte autograf dhe shkuam bashkë. Sa u pamë besoj se ishte dashuri me shikim të parë pasi Sinani më ngacmoi direkt, ka treguar Andrra.

Një vit e ca më ka bërë zbor, nuk e kisha menduar se do të ndodhtë kështu por unë e kam puthur vetëm pas nje viti e ca, është shprehur Sinani.


Ndërsa historia e Lorit dhe Visit nuk ishte dashuri me shikim të pare. Ata janë njohur në shkollë dhe hapin e parë e ka bërë Visi. Jemi njohur në shkollë, nuk ishte dashuri me shikim të parë.

U deshëm fillimisht si njerëz, pastaj si romantikë. Unë nuk bëj hapa të parë. E bëri ai. Kur shkova në shkollë për herë të parë, njerëzit mu turrën, kurse Visi më mbrojti. Me hodhi krahun si shok i mire, ka treguar Lori.


Historia e Albanit dhe Miriamit ka nisur në Zyrih ku janë takuar në një aktivitet. Mirëpo më parë ata kishin folur në telefon pasi babai i Miriamit këmbëngulte që ajo të bënte një këngë me Albanin.

Më thoshte që në Shqipëri është një artist shumë i mirë dhe që do ju shkojnë zërat. E mori në telefon Albanin dhe direkt ma kaloi mua telefonin, ka treguar Miriami. Më pas Miriami dhe Albani bënë këngën bashkë dhe lidhja sa vinte e konsolidohej.


Marina dhe Getoari janë njohur si shumica e çifteve ditët e sotme, nëpërmjet Instagramit. Historinë tonë e kemi pasur shumë të avashtë. Kemi dashur që lidhja jonë të mbetej private, por ka qenë e pamundur. Në fillim kemi pasur kontakte nga puna, por nuk jemi njohur aty si Marina dhe Geti.

Kontakti ynë filloi nëpërmjet Instagramit. Geti më shkruante mua në fillim, më shihte në emision dhe më dërgonte foto ku ishte duke më parë, derisa erdhi një moment dhe më tha: Dua të takohem me ty. Përgjigja ime ishte: Pse duhet të takohem me ty? Nuk na lidh asgjë. Çfarë mund të bëjmë ne të dy bashkë.

Geti u përgjigj Ne të dy mund të bëjmë shumë gjëra bashkë dhe një emoji duke shkelur syrin. Nga ai moment nuk i ktheva më përgjigje. Thashë ky nuk qenka mirë, paska të tjera qëllime me mua dhe Marina nuk i i foli më.

Një ditë, Geti i kishte shkruar sërish Hë mi ti, pse s’kthen përgjigje? Të ka ngel hatri?. Ndërsa Marina ja kishte kthyer Jo, jo por jam shumë e zënë me punë.

Geti kishte këmbëngulur dhe kishte ardhur në Tiranë. Për disa kohë Marina bëri të vështirën derisa më vonë pranoi të takoi dhe lindi dashuria mes tyre.

SHARE