Habit moderatorja shqiptare: “Nuk ndiej për burrin si për këtë tjetrin”

0
629

Moderatorja e emisionit “Thumb”, Aulona Musta ditën e djeshme, nëpërmjet një postimi në Instastory shprehu publikisht dashurinë e madhe që ndjen për partnerin e saj, me të cilin ka edhe një vajzë, Amarën.

Mirëpo sot Aulona i ka shokuar fansat e saj me një status të bërë në Instastory ku zbulon dashurinë e saj të vërtetë dhe nuk qenka bashkëshorti i saj.


“Miq të mi të dashur virtualë, ka ardhur momenti t’ju rrëfej të vërtetën. E di që do t’ju zhgënjej dhe mbase shumë prej jush do largoheni nga unë, por ato që bëra dje për bashkëshortin tim ishin të gjitha një gënjeshtër. Sytë e mi nuk do të mund ta shohin dot kurrë atë ashtu siç shohin atë me të cilin do t’ju prezantoj tani. Duart e mia nuk do ta ndjejnë asnjëherë drithërimin e vërtetë me të, jo ashtu siç e ndjejnë me atë tjetrin. Me atë që ka qenë dashuria ime e përhershme, që e kam njohur shumë vite më parë dhe do ta dua deri në ditën e fundit të jetës”, shkruan Aulona në postimin e saj në Instastory.Pasi fansat kanë ngelur të habitur nga ky postim, moderatorja ka bërë një postim të dytë në Instastory ku tregon se dashuria e saj më e madhe është ushqimi.

“Ok. Ku ju vajti mendja? Po flisja për ushqimin.”- shkruan moderatorja, duke i sqaruar të gjithë se ishte duke bërë shaka.

 

SHARE