Ronaldo te Juventus, Mendes përfiton shifrën marramëndese

0
445

Juventusi nnuk është i detyrar të paguajë vetëm Ronaldon, nëse arrihet marrëveshja për ta sjellë në Torino. Nëse lëvizja mbyllet me sukses, Andrea Agnelli e di mirë se duhet llogaritur edhe një komision i rëndësishëm për menaxherin e Jorge Mendes, si menaxher i CR7, por edhe si ndërmjetës i negociatave.

Nëse Real Madrid do të pranojë ta shesë Ronaldo-n, Juventus duhet të shpenzojë jo më pak se 10 milionë euro vetëm për Mendes. Një ‘taksë’ pothuajse e detyruar, sepse përfaqëson 10% të kostos së transferimit.

Mendes vihet në lëvizje vetëm kur flitet për një lumë milionash dhe Juventus është gati të bëjë edhe një çmenduri të tillë ekonomike vetëm për të patur në dispozicion Cristiano Ronaldo-n.

SHARE