Zbulohet arsyeja se pse Ronaldo dëshiron transferimin tek Juventusi

0
1244

Sipas “CalcioMercato”, transferimi i Ronaldos tek Juventusi është i kryer. Sipas tyre, ylli portugez ka qenë në një udhëtim sekret në Itali, së bashku me partneren Rodriguez dhe kanë ngelur të mahnitur. Ky udhëtim mësohet të ketë ndodhur para startit të Botërorit.

Transferimi i Ronaldos tek Juventusi mund të ndikohet dhe nga dëshira e yllit portugez për të jetuar në Itali, pasi realisht e admiron atë vend. Gjithashtu, mikpritja që Ronaldos i është bërë gjithmonë kur ka qenë në Itali, ka qenë shumë e mirë.

Ishte pikërisht ylli 33-vjeçar ai që eliminoi Juventusin nga Champions League, duke i shënuar tri gola në dy takime, por tifozët e “Zonjës së Vjetër” e duartrokitën dhe u ngritën në këmbë në “Juventus Stadium”. 100 milionë euro ka paguar Juventus për shërbimet e Ronaldos dhe bisedimet po vijojnë me klubin e Real Madridit.

SHARE