Digjet komplet një autobus në autostradën Tetovë – Shkup

0
3815

Sapo është djegur një autobus në autostradën në hyrje të Shkupit afër Gllumovës.

Ende nuk dihet nëse ka pasur udhëtarë dhe cilës kompani i përket autobusi. Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur, por nuk kanë mundur që të lokalizojnë zjarrin. Siç shihet autobusi është djegur komplet edhe pas përpjekjeve të mëdha të zjarrfikësve.

Nga Policia e Shkupit nuk ka asnjë informacion deri më tani pasi po vazhdon hetimi për të zbardhur tërësisht djegien e autobusit.

SHARE