Juventus-Real Madrid, Ronaldo vendos nëse do të jetë në fushë

0
846

Më 5 gusht, në “FedEx Field de Landover”, në Landover, në Uashington DC, Real Madridi dhe Juventus do të takohen në atë që do të jetë ndeshja e dytë e “International Champions Cup” për të bardhët.

Kjo mund të ishte një nga ditët e planifikuara për premierën e portugezit me fanellën e Juventusit. Por, me përjashtim të ndryshimit rrënjësor të qasjes, CR7 nuk do të maten me të shkuarën e tij.

Futbollisti portugez e përfundoi sezonin duke konkurruar në Kupën e Botës më 29 qershor dhe do të bashkohet me bardhezinjtë më vonë, këtë muaj, ndoshta më 30 korrik, kur Juventusi të jetë në SHBA. Por, për Ronaldon do të jetë e vështirë të arrijë në kushtet minimale për ndeshjen me ekipin e Lopetegui.

SHARE