Marcelo të përlot me letrën që i shkruan Ronaldos, çfarë fjalësh!

0
3228

Cristiano Ronaldo dhe Marcelo kishin një miqësi shumë të fortë te skuadra e Real Madrid-it. Të dy ishin të afërt, ndërsa largimi i portugezit drejt Juventusit ka lënduar brazilianin. Mbrojtësi i dedikoi një letër të gjatë 33-vjeçarit.

“Kujt i shkonte mendja Kris!!! Është koha për të thënë lamtumirë.

Të betohem që nuk e mendoja kurrë se do vinte kjo ditë.

Megjithatë, në jetë asgjë nuk zgjat përjetësisht, ndaj shpresoj që të jesh i lumtur në udhëtimin tënd të ri.

Kam kaluar thuajse 10 vite krah teje, 10 vite gëzim, futboll i bukur, fitore, humbje dhe momente të mrekullueshme!

Mësova shumë prej teje, përkushtimi yt është gjëja më e çuditshme dhe anormale që kam parë në ndonjë sportist.

Të uroj gjithë të mirat, ty dhe familjes tënde.

Do të më marrë malli për analizat e tua para ndeshjes, kur gjeje rezultatin e takimit, si dhe për momentet para finaleve, kur na jepje zemër me eksperiencën dhe dashurinë tënde.

Jam krenar që kam luajtur me ty, jo sepse JE LOJTARI MË I MADH NË BOTË, por për atë që je si person!

Kur ta mbyll me futbollin do ulemi në një bar, do marr një birrë dhe do tregojmë shumë histori dhe foto që kemi së bashku.

Po po, do bashkohemi sërish!”.

SHARE