Hamsik: “CR7” te Juve? Nuk ka problem, titullin e fiton Napoli

0
899

Kapiteni i Napolit, Marek Hamsik nuk është aspak i shqetësuar me përforcimin e jashtëzakoshëm të Juventusit, Cristiano Ronaldo. Mesfushori beson se një lojtar i vetëm nuk mund ta fitoj titullin kampion në Serie A dhe se Napoli i tij është një skuadër më e kompletuar. Madje, Hamsik i thuri elozhe edhe teknikut Ancelotti, për të cilin tha:

“Nuk ishte kuriozitet për të njohur një botë të re, por shqyrtimi i një oferte të mbërritur, shumë e mirë në aspektin financiar. Megjithatë, nuk ishte hera e parë që një mundësi e tillë më ofrohej. Dy vjet më parë, pas Kampionatit Europian, erdhi një ofertë e qartë dhe precize, së cilës i thashë jo”.

“Një lojtar, vetëm një, nuk fiton dot asgjë në futboll. Edhe në qoftë se ju jeni më i forti në botë, nuk fitoni dot i vetëm. Nëse ju nuk jeni Maradona, nuk do të fitoni dot i vetëm. Ne jemi gjithmonë ambiciozë, me një vit më shumë të pjekur. Do të kemi blerje interesante, ndërsa presim rikthime të rëndësishme nga lëndimet e rënda”.

Mos harroni se goditja jonë me ë madhe është trajneri Carlo Ancelotti. Napoli ka marrë trajnerin më të suksesshëm në qarkullim. Kur ai më tha se do të pëlqente të provonte, më dha stimuj të tjerë. Ky është një ekip, që shkoi pranë ëndrrës dy herë, tani uroj të jetë e treta e vërteta”.

SHARE