Mbape zgjidh cështjen e sezonit të ri: Mbetem 100% i PSG-së

0
716

Franca triumfoi në Kupën e Botës në Rusi, duke fituar titullin e dytë në historinë e saj. Natyrisht, një nga lojtarët që shkëlqeu në Botëror ishte talenti 19-vjecar Kylian Mbape, i cili realizoi edhe në finale dhe i dha një dorë Francës të fitonte titullin përballë Kroacisë.

Ndërkohë, pas Botërorit fantastik që zhvilloi dhe sidomos pas golit në finale duke u bërë lojtari i dytë pas të madhit Pelle që realizon në një finale të Kupës së Botës pa mbushur ende 20-vjeç, Kylian Mbape nuk duhet të mendojë vetëm për pushimet por edhe për të ardhmen e tij, pasi Reali i Madridit do të bëjë çmos për ta marrë në këtë merkato për të zëvendësuar Kristiano Ronaldon.

Megjithatë, 19-vjeçari as që e mendon largimin nga Paris Saint Germain. Mbape është i lumtur te kampionët e Francës dhe në një intervistë pas finales së Luzhnikit ndaj Kroacisë ka deklaruar se është i sigurt 100% qëndrimi i tij te PSG. Një deklaratë e fortë që s’do ti ketë pëlqyer aspak presidentit të Los Blancos Florentino Perez i cili po has vështirësi në gjetjen e pasuesit të CR7-ës.

Mbape ka shpejtësi, teknikë të lartë, zhdërvjelltësi dhe njëherësh performancë në rritje, që mund ta bëjë atë brenda pak kohësh ndoshta më të mirin në botë. Dhe te Reali mund të zëvendësonte Ronaldon e të rivalizonte Mesin, por duket se Mbape ka vendosur të qëndrojë në Paris.

SHARE