Kolinda e Kroacisë, tifozja speciale e Botërorit nuk la burrë pa përqafuar

0
1843

Referuar mediave sportive europiane, tifozët e këtij Botërori ishin më pasionantët dhe njëherësh e përjetuan aktivitetin me emocione të forta, pa pasur akte dhune e përplasje sic ndodh zakonisht në ndeshjet e forta dhe të ndërlikuara.


Simboli më i fortë i tifozëve në këtë kupë bote ishte presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq – sensacioni më i fundit i rrjeteve social, e cila fitoi zemrat e të gjithëve, sidomos me atë sjellje naïve dhe plot emocione në fundndeshjen finale Francë-Kroaci, ku nuk la burrë pa përqafuar gjatë ceremonisë së dhënies së medaljeve.

“Anglia dhe jo vetëm ajo, por edhe Suedia dhe Rusia, mund të jetë akoma e mllefosur për humbjen ndaj Kroacisë, ku iu pamundësua të arrij finalen e Kupës së Botës për herë të parë prej vitit 1966. Por, mund t’ia ketë vlejtur të shohësh pasionin e presidentes kroate në finalen e Botërorit”, shkruan mediat sportive europiane.

Presidentja kroate, në rolin e tifozes Kolinda e këtij botërori, ka shikuar disa ndeshje në ulëset e zakonshme dhe jo në pjesët VIP të stadiumeve të Rusisë. Derisa liderët e tjerë paraqiteshin me kostume të errëta në stadiume, Grabar-Kitarovic shihej e veshur me ngjyrat e Kraocisë.

Ajo e ka shijuar cdo sekondë të Botërorit. Ka përqafur ngrohtësisht të gjithë futbollistët kroatë, francezë, por edhe arbitrat, madje dhe arbitrin Pitana të Argjentinës që i dha penallti Francës kundër Kroacisë. Kësja i thonë “I dashur armik” dhe vetëm futbolli mund ta dhurojë.

Ndërsa festa e saj nuk po ndalej. Ajo është parë teksa festonte në dhomat e zhveshjes së futbollistëve kroatë, të cilët përfunduan Botërorin në vendin e dytë. Madje në fund gjeti një shok si vetem, Manuel Makron, ku së bashku vizituan lojtarët kroatë në dhomat e zhveshjes.

 

 

 

 

 

SHARE