Futbollisti që po respektohet nga e gjithë bota, gjesti i tij i përlot të gjithë

0
2457

Kylian Mbappe ka fituar një respekt nga e gjitha bota pas paraqitjeve të tij në Botërorin “Russia 2018”, ndërsa paratë që i ka fituar pas triumfit kundër Kroacisë me rezultatin 4-2, nuk do t’i mbajë për vete.

Francezi, i cili shënoi katër gola me Francën në Kampionatin Botëror, ka vendosur që t’i dhuroj paratë e fituar për bamirësi, që ofron instruksione sportive falas për fëmijë me aftësi të kufizuara që kanë dëshirë sportin.

Ky është një gjest që përlot këdo, ai ka menduar edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara duke mos i lënë të ndjehen ndryshe, por të kenë mundësi të marrin pjesë në aktivitete sportive dhe të ndjehen njësoj si të gjithë.

Mbappe ka fituar 300 mijë euro pas fitores së Kampionatit Botëror dhe pritet t’i dhurojë për bamirësi në organizatën ‘Premiers de Cordee’, e cila ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuara.

SHARE